Shqipëria dhe 95 vende të tjera janë bashkuar si bashkësponzorisues për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi agresionin rus në Ukrainë.
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, u ka bërë thirrje vendeve që të votojnë pro saj dhe ta mbështesin Ukrainën, duke thënë se “një front i bashkuar dhe në rritje zgjedh paqen, sigurinë dhe Kartën e OKB-së në vend të luftës së paligjshme.
“Kjo është zgjedhja me të cilën përballet bota sot. Votoni PO!”, ka shkruar Xhaçka.
Duke votuar këtë rezolutë, riafirmohet rëndësia parësore e Kartës së Kombeve të Bashkuara në promovimin e ligjit ndër popujt. Gjithashtu, kjo rezolutë kërkon edhe respektimin e Artikullit 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara që thotë se “të gjithë anëtarët do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore në mënyrë të tillë që paqja, siguria ndërkombëtare dhe drejtësia të mos rrezikohen”./arbresh.info
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...