Shqipëria ka vendosur të heq regjimin e vizave për qytetarët e tetë vendeve, ka deklaruar Ministria e Jashtme përmes një deklarate.
Sipas ministrisë, bazuar në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave më 27 shkurt, qytetarët e Kinës, Rusisë, Arabisë Saudite, Bjellorusisë, Katarit, Omanit, Tajlandës dhe Bahreinit mund të hyjnë në Shqipëri duke përdorur vetëm pasaportën e tyre, shkruajnë mediat e huaja, transmeton portali arbresh.info
Regjimi i lirë i vizave për këto vende do të zbatohet vetëm gjatë sezonit turistik.
“Vendimi që lejon qytetarët e Rusisë, Arabisë Saudite, Bjellorusisë, Katarit, Omanit, Tajlandës dhe Bahreinit që të hyjnë në Shqipëri pa viza, do të hyjnë në fuqi nga datat 1 prill deri me 31 tetor 2019ndërsa për qytetarët e Republikës Popullore të Kinës , është e vlefshme nga 1 marsi deri më 31 tetor të këtij viti, “thuhet në deklaratë.
Më 27 shkurt, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë nisi një fushatë – Turizmi 2019 “Merrni nga Shqipëria” – në një përpjekje për të rritur turizmin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Instituti Kombëtar i Statistikave të Shqipërisë raportoi se gati 6 milionë shtëtas të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 2018, duke shënuar një rritje prej 15.8 përqind nga viti në vit./arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...