Duke filluar nga data 1 janari e vitit të ardhshëm, makineritë bujqësore do të importohen me zero taksë në Shqipëri.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, tha sot në Komisionin e Ekonomisë se në paketën e re fiskale përjashtohet importi i makinerive bujqësore nga TVSH-ja.
“Ligji ekzistues përjashton nga TVSH-ja vetëm fermerët individualë që importojnë, ndërsa ne do të përjashtojmë edhe bizneset që merren me këtë veprimtari”, tha ai.
Kjo masë, u shpreh Ahmetaj, do të lejojë tregtarët të blejnë makineri bujqësore dhe t’i shesin pa TVSH, si dhe do t’i japë nxitje prodhimit bujqësor përmes teknologjive të reja.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës