Dita e sotme shënon 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtimi i Gjermanisë naziste.
Në përkujtim të kësaj dite, pritet që krerët e shtetit të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit në nder të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare.
Gjithashtu do të zhvillohen edhe disa aktivitete të tjera, të cilat në Tiranë kulmojnë të ashtëquajturën Nata e Bardhë dhe koncertin e madh në mbrëmje.
Këtë datë politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me urimin për festën e Çlirimit të Shqipërisë, ju ka uruar të gjithëve një ditë të paqtë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shkruan: Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e madhe të Çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë./tvklan
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...