Tërmetet e njëpasnjëshme vazhdojnë të lëkundin Shqipërinë e Mesme në këtë sezon veror.
Kjo situatë ka shkaktuar frikë tek njerëzit, por sizmologët shprehen se nuk ka vend për panik.
“Epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte rreth 11 km në verilindje të Peqinit. Ai i datës 4 ishte 5.1, kurse ky 4.7. Kjo diferencë në magnitudë tregon edhe një diferencë në energjinë e rrezatuar. Pra, nuk është se ka qenë më i rrezikshëm se ai i pari”, u shpreh Edmond Dushi, sizmiolog.
Por sa normale është kjo vazhdimësi lëkundjesh sizmike?
“Shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe. Pra, ka një ligjshmëri që sa më e vogël të jetë magnituda aq më shpesh i presim”, shpjegon Dushi.
Tërmeti i djeshëm me epiqendër në Peqin ishte i izoluar, pa lëkundje të tjera pasuese. Ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit dy javë më parë.
“Që nga ai moment e deri tani që po flasim janë regjistruar dhe vazhdojnë regjistrohen, por me një intesitet shumë të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë, 820 ngjarje”, tha Edmond Dushi.
Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, tregon sizmiologu, mund të aktivizohen zona të tjera në vend. /Tch
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...