Gjiganti ndërkombëtar i vlerësimit “Standard and Poors” ka paralajmëruar qeverinë që të përmirësojë urgjentisht klimën e biznesit sepse ekonomia po kërcënohet nga rënia e investimeve.
Në raportin e fundit të vlerësimit, “Standard and Poors” nënvizon se numri i vogël i projekteve të investimit që janë në horizont ka rritur rreziqet për ekonominë shqiptare si dhe do të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit.
Për periudhën 2020-2023 ne parashikojmë se ekonomia shqiptare do të rritet mesatarisht me 3.5 për qind në vit. Por ky parashikim rrezikohet nga rënia e investimeve dhe ngadalësimi I rritjes ekonomike në vendet partnere si Greqia dhe Italia.
Vitin e kaluar investimet totale në ekonominë shqiptare të kryera nga privatët dhe buxheti I shtetit ishin 23.4 për qind e prodhimit kombëtar. Por sipas parashikimeve të “Standard and Poors”, në katër vitet e ardhshme investimet do të jenë në tkurrje të vazhdueshme duke zbritur në 19.9 për qind në vitin 2023. Kjo rënie I atribuohet kryesisht përfundimit të dy investimeve të mëdha, gazsjellësit “TAP” dhe kaskadës së Devollit, ndërkohë që nuk ka asnjë projekt tjetër në horizont për zëvendësimin e tyre.
Ekspertët e “Standard and Poors” nënvizojnë se e vetmja mënyrë që ekonomia shqiptare të dalë nga ky kurth është përmirësimi I klimës së biznesit për të tërhequr më shumë investime të huaja. Kjo paralajmëron “Standard and Poors” do të jetë kritike për prespektivën ekonomikë të Shqipërisë dhe rritjen e nivelit të të ardhurave për qytetarët.
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...