Një ditë pasi në një ish-depo të shtetit në Përmet u zbuluan rreth 12 ton drogë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka shkarkuar 2 policë, përjashtuar nga radhët e policisë një tjetër.
Ndërkohë që ka nisur hetimi disiplinor ndaj tre drejtuesve të Policisë së Gjirokastrës dhe Përmetit. Po kështu hetim disiplinor edhe për drejtorin e Policisë së Gjirokastrës Fatmir Hoxha.
-Inspektor Pëllumb Qamo, me detyrë Ndihmës specialist SPZ, në Njësinë Administrative Piskovë, Bashkia Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u përjashtua nga Policia e Shtetit
-Komisar Kastriot Ndoj, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u shkarkua nga detyra.
-Kryekomisar Ermir Gërxhani, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Përmet, për shkelje të rënda të Rregullores së Policisë së Shtetit – u shkarkua nga detyra.
-Komisar Asim Beqiraj, me detyrë Shef i Seksionit të Sigurisë Publike, në Komisariatin e Policisë Përmet, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
-Komisar Gentjan Shehu, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
-Kryekomisar Agim Fejzo, me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
-Drejtues Fatmir Hoxha, me detyrë Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë Publike, në DVP Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor, shkruan lapsi.
-Drejtues i Parë Aranit Arapi, me detyrë Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit – filloi procedimi disiplinor.
Mësohet se këto vendime janë marrë, pasi nga hetimet e kryera lidhur më këtë sasi droge, këta policë nuk kanë ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet e përcaktuara, përfshirë edhe magazinat në fshatin Pagri.
Më parë u arrestuan Rustem Muçelli, 51 vjeç, Eqerem Ali, 60 vjeç, dhe kryeplaku i fshatit Pagri, Koço Zaimaj, 58 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall Ismail Saliu, 61 vjeç.
Këto lajmërime u dhan në një konferencë për mediat nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentian Mullai.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...