Banorët e Floqit, të cilëve iu dëmtuan banesat nga tërmetet e rëna dy muaj më parë, vazhdojnë të jetojnë mes vështirësive dhe pamundësisë për të patur një jetë normale në ambientet e improvizuara të shkollës.
Ata tregojnë për “A2 CNN” shqetësimin që shtohet dita-ditës, duke filluar nga shëndeti i fëmijëve të vegjël, të moshuarit që strehohen në ambientet e shkollës e deri te frika e stinës së dimrit. “Kemi dy muaj këtu dhe na janë sëmurur fëmijët. Ambienti nuk është i miri”, shprehet një e moshuar.
“Nuk kam nga ta nis. Këtu është tmerr. Nuk ka kushte, është shumë nxehtë. Jemi 10 veta në dhomë. Na janë sëmurur fëmijët”, shprehet një tjetër banore.
Teksa na tregon shtëpinë e dëmtuar, njëra prej banoreve ngre shqetësimin e stinës së dimrit. Ky shqetësim haset edhe te banorët e tjerë, të cilët kalojnë ditët në ambientet e shkollës. “Tani kur do të bëhen… po vjen dimri. Ne i themi ‘gusht e gunë’. I lutemi qeverisë të na ndihmojë sa më parë”.
Kujtojmë se vetë Kryeministri Rama premtoi se do ndërtohen të gjitha banesat por nga vëzhgimi i “A2” rezulton se vetëm në 3 banesa, nga 60 të shembura dhe dëmtuara, kanë nisur punimet për rindërtimin, fakt i cili tregon se puna për rindërtimin e tyre vijon me ritme të ngadalta.
Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i aku...
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeça...
Raportimet për shkarkimin e ambasadorit Denion Meidani, flas...
Numër rekord: 274 alpinistë ngjiten në Everest për një ditë ...
Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes
Mbi 18 mijë maturantë i nënshtrohen testit më 20 qershor