Miratimi i këtij profili në këtë profesion i hap rrugë të gjithë kandidatëve potencialë për t’ju nënshtruar provimit të shtetit në mësuesi dhe për t’u punësuar pranë institucioneve arsimore përkatëse, duke përmbushur kriteret ligjore të profesionistit.

Nga ana e grupeve të punës të ngritura nga MASR është përgatitur programi orientues që lidhet me provimin e shtetit të mësuesisë në profilin “Arsim Special”, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).
Grupi i punës po finalizon fondin e pyetjeve që do të shërbejë për kryerjen e këtij provimi për t’i dhënë mundësi profesionistëve përkatës të certifikohen në profilin “Arsim Special”.
Gjatë muajit Dhjetor 2019 pranë QSHA do të zhvillohet provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim Special”./tch/
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...