Policia në Shqipëri ka njoftuar se më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.
Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.
Këto masa janë marrë në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri
Policia e Shtetit kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë këto masa.
Sot në Shqipëri janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus.
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...
Sveçla: Po krijohen skenarë që nuk qëndrojnë për Ligjin për ...
Selin dhe Gimbo flasin për raportin e tyre, tregojnë edhe un...
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...