Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave në Shqipëri kanë arritur 140 mijë e 400 doza vaksine anticovid, si pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer.
Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 3 milionë e 282 mijë e 630 doza vaksine antiCOVID.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik u bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60-vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, thuhet në një postim në Facebook.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 26 qytetarë, ndërsa 34 janë shëruar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. /arbresh.info/
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...