Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar 217 raste të reja me COVID-19, ndërsa 9 persona e kanë humbur betejën me virusin. Rastet e reja kanë dalë nga 2522 testime që janë kryer.
Numri ditor i të infektuarve ka pësuar rënie në raport me muajin e kaluar, ndërsa numri i vdekjeve në ditë është rritur.
202 persona janë shëruar nga COVID gjatë 24 orëve të fundit, që e çon numrin total të të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 169.085.
Në Shqipëri aktualisht janë 6274 qytetarë të infektuar me COVID. 153 pacientë po marrin trajtim në spital, 24 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, ndërsa gjatë këtij muaji qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit në vend./Tch/
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve