Ministria e Shëndetësisë në buletinin e 24 orëve të fundit njofton se janë kryer 3093 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.
Ndërkohë mësohet se betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë, 1 nga Delvina dhe 1 nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç, duke e çuar numrin e viktimave në 2,440.
Nga ana tjetër situata në spitalet Covid është përmirësuar, pasi po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive dhe prej ditësh nuk ka të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë. Në të gjithë vendin aktualisht ka vetëm 1,809 raste aktive./tvklan.al/S
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot