Shqipëri, 1 i vdekur dhe 11 raste të reja me Covid-19

17:40 | 11 Qershor 2021

Vetëm 177 raste aktive me COVID janë aktualisht në vendin tonë, një shifër e ulët në krahasim me ditët e para disa muajve, ku në spitale nuk kishte më vende për pacientët.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 11 të infektuar me covid nga 2,915 testime të kryera, ndërsa ka ndërruar jetë një 73-vjeçar nga Berati.

Rastet pozitive të konfirmuara janë 3 në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht të shtruar me koronavirus janë 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19.

“Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Nga 751,831 testime totale të kryera që nga fillimi i pandemisë, kanë rezultuar pozitivë 132,437 qytetarë. Fatkeqësisht deri më tani numri i të vdekurve nga virusi i padukshëm ka kapur shifrën 2,453 .

Qyteti i Shkodrës ka numrin më të lartë të rasteve aktive, 57, ndërsa pasohet nga Tirana me 43 dhe Berati me 23 raste.

Statistika (11 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 22

Të shtruar në spitale 22

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 2,915

Testime totale 751,831

Raste pozitive 132,437

Raste të shëruara 129,807

Raste Aktive 177

Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57

Tiranë 43

Berat 23

Elbasan 15

Lezhë 12

Korçë 7

Durrës 5

Gjirokastër 5

Fier 4

Dibër 3

Vlorë 2

Kukës 1

Lajmet më të lexuara