Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur Kavajën mbrëmjen e së martës.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një mjet të parkuar në garazhin e një pallati.
Ai ishte vendosur në mjetin e një punonjësi policie duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Mediat raportojnë se makina i përket Lulzim Muçës, polic qarkullimi.
NJOFTIMI
Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./lapsi/
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij