Një shpërthim me tritol ka ndodhur në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:20 të mëngjesit, në bulevardin “Nënë Tereza”, në një biznes në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./rtsh
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...
Aksident në rrugën Korçë-Maliq, lëndohen babai me dy fëmijët...
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...