Një shpërthim me lëndë plasëse në orët e vona, ka tronditur banorët në Fushë-Krujë.
Ngjarja është regjistruar gjatë natës së djeshme në fshatin Halil.
Sipas të dhënave të policisë, një sasi lënde plasëse është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet G. A.
Nga shpërthimi mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Ka qenë vetë i zoti i shtëpisë dhe familjarët e tij që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Deri më tani, arsyet mbeten ende të paqarta, ndërsa po merret në pyetja shënjestra e sulmit, për të parë nëse ka konflikte të mëparshme./Gazeta Express
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...