Dera e jashtme e një apartamenti në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër është dëmtuar për shkak të një shpërthimi me lëndë plasëse. Policia mësoi për ngjarjen rreth orës 04:00 me anë të një telefonate në sallën e komandimit. Apartamenti ndodhej në një pallat dy katesh.
“Tek dera e jashtme e banesës shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka pasur një shpërthim i dyshuar lëndë plasëse. Për pasojë është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i korridorit të banesës tij”informon policia. Po kryhen veprimet me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë