Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Cërrik të Elbasanit.
Dyshohet se aksidentalisht një të riut i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë.
Me këtë rast 27 vjeçari Erion Rexhepi, e ka humbur jetën, shkruan Abcnews.al.
“Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit Erion Rexhepi., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën”.
“Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”./arbresh.info/
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin
Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, priten zgjedhje të struktur...
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind