Aktivistët e shoqërisë civile prej disa orësh janë vendosur përpara Parlamentit ku do të qëndrojnë gjithë natën për të kundërshtuar ligjin e Qeverisë për importin e mbetjeve.
Në protestë marrin pjesë edhe gazetarë, artistë e aktorë, të cilët i janë bashkuar kauzës për të mos lejuar që në Shqipëri të përpunohen plehrat e Europës.
Ligji i qeverisë për importin e mbetjeve është kundërshtuar nga Presidenti Nishani dhe është kthyer për rishqyrtim në Parlament. Por, edhe pse ka kaluar afati i caktuar për të hyrë në votim, Qeveria nuk e ka dërguar ligjin. Nesër është seanca e fundit e sesionit parlamentar për këtë vit dhe ishte parashikuar që të kalonte për votim dekreti i Presidentit për ligjin e mbetjeve.
Por, Kuvendi sot njoftoi që ligji për importin e mbetjeve nuk do të jetë as në seancën e nesërme në Parlament, por do të diskutohet në Janar 2017.
E megjithatë, aktivistët e shoqërisë civile janë të vendosur ta vazhdojnë protestën dhe të qëndrojnë përpara Parlamentit kundër këtij ligji.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...