Dy fëmijë janë plagosur të shtunën paradite si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Mizë të Divjakës.
Burimet nga policia thanë se një automjet tip “Opel” ka përplasur dy të mitur, shtetasit me inicialet E.A., 10 vjeç dhe O.A., 8 vjeç.
Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C