Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë me disa ushtarë të repartit komando duke e përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes në një skandal ndërkombëtar.
Burime ekskluzive nga ky institucion bëjnë me dije për “Albeu.com” se, katër ushtarë Komando të Shqipërisë që ishin për një trajnim në Londër nuk janë kthyer në vendin e shërbimit siç duhej të bënin duke ngritur alarmin tek autoritetet lokale.
Dyshohet se ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe ndërkohë që tani duhej të ishin kthyer në atdhe.
“Albeu.com” mëson se, ngjarja ka ndodhur në fund të tetorit, por ajo është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes.
Policia lokale është vënë menjëherë në kërkim të tyre por deri më tani nuk kanë patur rezultat.
Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin këtë institucion dhe cënon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s, pasi tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të.
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...