Një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, Shkodra 1, ka shkaktuar djegien e paneleve të ujësjellësit në Shkodër. Për këtë arsye i gjithë qyteti i Shkodrës është zgjuar pa ujë të pijshëm. Ndërsa për këtë gjendje është shprehur edhe drejtori i ujësjellësit Mark Molla, duke thënë se dëmi është i konsiderueshëm, duke e kaluar vlerën prej 200.000 lekësh të reja.
Ai tha se deri më tani nuk kishte asnjë përgjigjie nga OST apo OSHEE dhe kërkoi që të ndërhynin duke thënë se rregullimi nuk është në dorën e ujësjellësit të Shkodrës. Pritet që riparimi i defektit të kryehet rreth orëve të drekës.
“Janë dëmtuar 3 panele kryesore, bashkë me disa tela të rëndësishëm. Nuk është në dorën tonë, i bëj thirrje OST, OSHEE, që të vijë e të ndërhyjnë për këtë problem. Ka pasur mbingarkesë, nuk është problem i përhershëm”– u shpreh Mark Molla.
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...
Bedri Hamza: Projekti për urën mbi lumin Ibër nuk do të real...
Trump nënshkruan Ligjin për Mbrojtjen Kombëtare, përfshihet ...
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës ...