Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës.
Salla Operative e Policisë atje ka marrë njoftim se kapiteni i një anijeje turistike dyshohet se është mbytur gjatë një aksioni shpëtimi.
Sipas informacioneve paraprake, kapiteni i anijes ka ndërhyrë për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.
Fatmirësisht, turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit./Euronews.al
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...