Policia e Shkodrës ka vijuar operacionet antikanabis edhe gjatë kësaj fundjave, duke bërë të mundur asgjësimin e 46 parcelave të mbjella me 3801 rrënjë bimë narkotike, kanabis sativa.
Sipas njoftimit për shtyp të forcave blu të Komisariatit të Policisë së Shkodrës është ushtruar kontroll i imtësishëm territori në shumë zona të Qarkut të Shkodrës, ndërsa sasia në fjalë e asgjësuar është kapur në fshatrat Benë dhe Drishtë.
41 parcela me 3291 rrënjë kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nëpërmjet djegies në malin e fshatit Benë të Shkodrës, ndërsa fshatin Drishtë u gjetën 5 parcela me 520 rrënjë. Një pjesë e tyre është marrë në cilësinë e provës materiale, thekson njoftimi i policisë, ndërsa forcat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kanë kaluar edhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
/ Top Channel
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...