Është gjobitur më 1 mijë euro drejtuesi i skafit në Borsh, pasi i njëjti ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore dhe ka rrezikuar pushuesit.
Në njoftimin e Policisë së Shqipërisë thuhet se skafi është bllokuar, derisa ka bërë apel për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore.
“Shkeli perimetrin e sigurisë ujore, duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh. Bllokohet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues tip skaf. Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, drejtuesi i mjetit lundrues”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Himarë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Borshit, pas denoncimit në rrjetet sociale me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin A. Ll., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020” thuhet tutje në njoftim.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...