Forcat italiane të rendit goditën një bandë trafikantësh, që dërgonte drogë nga Shqipëria në fqinjin tonë të përtej Adriatikut.
Plot 16 persona u arrestuan në flagrancë, në vazhdën e hetimeve që provuan se kishte pasur disa dërgesa lëndësh narkotike në Itali e në Zvicër.
Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 440 kilogramë marijuanë, 10 kg heroinë e 200 kg substanca të tjera të përdorura për shtimin e heroinës, duke simuluar disa karakteristika të saj.
Banda vepronte në zonën mes Comos dhe Milanos. Personat nën hetim janë të gjithë shqiptarë. Ata përdornin një mënyrë të koduar komunikimi dhe sisteme të sofistikuara për të fshehur trafikun.
Në kuadër të të njëjtit operacion, Policia italiane është duke zhvilluar kontrolle jo vetëm në provincat e Comos dhe Milanos, por edhe në Genova e Lucca./TCH/
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...