Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Gjatë takimit me banorë të Njësisë Administrative Nr. Në Tiranë, kreu i qeverisë deklaroi se Ilir Metës po i bien këmbët, që ta pushojnë nga puna.
Më tej, me tone ironike Rama tha se LSI, që më parë iu gjente punë të vetëve, tani po lë pa punë edhe ata të PD. Madje, shtoi kryeministri, LSI po lë pa punë edhe Presidentin, të vetmin që e kanë të punësuar.
“LSI la pa punë edhe këta të PD, iu gjente punë të vetëve, por tani la pa punë dhe këta të PD. Ata po lënë pa punë edhe Presidentin, të vetmin të punësuar që kanë. Atij po i bien këmbët që ta pushoj nga puna”, tha Rama./bw
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...