Situata politike në vend po ndikon keq edhe në militantët të cilët kanë agravuar në sherre mes njëri –tjetrit.
Pas përplasjes së rëndë në Dibër, raportohet se një tjetër sherr ka ndodhur në Tiranë mes militantëve të partive.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërxullë të Tiranës.
“Më datë 21.06.2017, në fshatin Bërxullë, tek një lokal i kthyer si zyrë elektorale për një subjekt politik, po zhvillohej një takim, për të cilin nuk është bërë njoftim në Policinë e Tiranës,” njofton policia.
Rreth orës 12:05, gjatë këtij takimi ka patur një konflikt midis shtetasit N. P., rreth 45 vjeç dhe shtetasit A. S., rreth 40 vjeç.
Konflikti ka degraduar në plagosjen me mjete prerëse të shtetasit A. S., i cili ndodhet në Spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. /albeu.com
Cristiano Ronaldo “skuqet” në Irlandë
Kristjan Asllani: Golin ia kushtoj babait tim për të gjitha ...
Fitorja e Shqipërisë, Kurti: Ëndrra për Botëror vazhdon, uri...
Rama: Gati projekti për monitorimin me kamera inteligjente, ...
‘Ec aty shqipe’, Rama reagon pas fitores ndaj Andorrës: Kren...
Shqipëria triumfon ndaj Andorrës, Begaj: Urime dhe suksese p...