Dy vëllezër janë goditur me kaçavidë mbrëmjen e të martës, teksa është arrestuar autori dhe është shpallur një tjetër në kërkim.
Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç është vënë në pranga pasi në lagjen “Pavarësia” pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me të miturin B.B dhe M.G, 24 vjeç gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me kaçavidë , shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, vëllezër, banues në Panaja, Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen dhe ndalimin e 24 -vjeçarit M.G, i shpallur në kërkim.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”./Top Channel
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...
Çitaku për ftesën e Kurtit: Kemi kërkuar të dërgojë shkresë ...