Disa të mitur janë përfshirë në një sherr ku për pasojë është lënduar një 15-vjeçar në qytetin e Kukësit.
Sipas policisë, pesë prej tyre janë identifikuar dhe janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologëve. Ndërkohë bëhet me dije se 15-vjeçari ka marrë lëndime të lehta.
“Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin. Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Top Channel,
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...