Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në fshatin turistik të Borshit.
Sipas euronews.al nga policia, është plagosur një i ri, i cili fatmirësisht është goditur në dorë nga plumbi, duke shmangur pasoja më të rënda që mund të kishin qenë fatale për jetën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku dy shokë po konsumonin alkool ndërsa sipas hetimeve paraprake, mes tyre ka nisur një debat ndërsa ishin ulur në tavolinë.
Njëri prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit, një pistoletë, dhe ka qëlluar drejt shokut të tij.
Menjëherë pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Komisariati i Policisë Himarë ka identifikuar autorin dhe më pas ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Autori është shoqëruar në komisariatin e Himarës, ku ka dhënë edhe dëshminë e tij, duke rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjen.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...