Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Tropojë. Dy të rinj për motive të dobëta janë zënë me njëri-tjetrin, ku për pasojë mbeti i plagosur një 23-vjeçar.
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 18-vjeçarin.
“Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri. Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti./abcnews.al
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...