Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

16:10 | 15 Mars 2026
E.H

Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person.

Njoftimi

Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.

Shfuqizimi i vendimit për mbylljen e TikTok, Rama sulmon Kushtetuesen: E panevojshme, ndalimi i përkohshëm solli efekte
26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale