Policia e Tiranës bën me dije se po heton në gjendje të lirë një vajzë adoleshente pasi akuzohet se është bërë pjesë e një sherri me një vajzë tjetër në Tiranë.
Mësohet se ngjarja mes dy vajzave ka ndodhur më datë 02.08.2017.
Mësohet se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen me iniciale S. Ll, 15 vjeçare, banuese në Tiranë.
Blutë bëjnë me dije se dyshohet që adoleshentja, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas një përplasje verbale, ka goditur me grusht shtetasen me inicialet G. M, 20 vjeçare, banuese në Tiranë.
Kjo e fundit ka bërë padi në Komisariat. Nuk dihet pse ka nisur sherri mes dy vajzave. /albeu.com
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...