Kjo është ambulanca e fshatit Kamenicë, në Divjakë.
Por, nëse banorët e fshatit mund ta thërrasin në shtëpi infermieren kur janë sëmurë, këtë zgjedhje nuk e kanë fëmijët e kopshtit që ndodhet në të njëjtin mjedis.
“Nuk kemi çfarë të bëjmë, këto kushte janë. Sikur kopshti të ishte pak më i mirë, me kushtet minimale të plotësuara”, shprehet një prind.
22 fëmijë kalojnë ditën në këtë kopsht në godinën e rrënuar, me mure të plasaritur, myk dhe çati të prishur. Kur bie shi, uji hyn brenda, ndërsa në tualet fëmijët duhet të shkojnë me çadër.
Edukatorja dhe infermierja thonë se po presin zhvendosjen në një mjedis tjetër, derisa të rindërtohet godina.
Dhe pritja nuk dihet sa do të vazhdojë. Por, prindërit shpresojnë se të paktën bërja publike e situatës do të përshpejtojë largimin e fëmijëve nga godina, e cila jo vetëm kopsht, por as ambulancë nuk duhet të jetë./TCh
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...