Në Ditën e Shën Valentinit, kushtuar dashurisë dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një imazh simbolik nga Banjat e Bënjës, ku një zemër e formuar me tullumbace të kuqe spikaste mes peizazhit natyror.
Postimi ndërthur simbolikën e dashurisë me promovimin e një prej destinacioneve më të njohura natyrore në jug të vendit. Ujërat Termale të Bënjës i janë nënshtruar ndër vite ndërhyrjeve rikualifikuese për përmirësimin e shërbimeve dhe peizazhit turistik, me synim kthimin e zonës në një atraksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
Burimet termale ndodhen rreth 14 kilometra larg qytetit të Përmetit, në njësinë administrative Petran, vetëm 3 kilometra nga pika ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës. Të hapura në natyrë, këto burime dallohen për temperaturën që varion nga 26 deri në 32 gradë Celsius.
Zona ofron një përzierje të veçantë mes natyrës së paprekur, historisë dhe aventurës. Krahas banjave termale, vizitorët mund të eksplorojnë edhe Kanioni i Lëngaricës si dhe Urën e Katiut, monument kulture që i shtojnë vlerë trashëgimisë së zonës.
Shën Valentini këtë vit solli jo vetëm simbolikën e dashurisë por edhe një promovim të natyrës shqiptare./atsh
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...