Shqiponja dy krenare në rrethrrotullimin në hyrje të Tiranës, në zonën që njihet si Dogana, dhe që mbante emrin Sheshi “Shqiponja”, nuk do të jetë më! Projekti i Unazës së Madhe përfshin edhe shembjen e saj. Këtë të shtunë, fadromat kanë shembur shqiponjën mbi rrethrrotullim.
Sheshit tashmë i ka mbetur vetëm emri, pasi “Shqiponja” simbol i tij, është hequr, për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e ‘Unazës së Re’.
‘Shqiponja’ është vepër e artistit Albi Cifligu, me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”, e vendosur në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit.
‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012.
Ndërkohë, në zonën e Astirit dhjetëra qytetarë protestuan kundër këtij projekti, ku për finalizimin e tij duhet të shemben banesat e tyre.
Konkretisht ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerë reale të tregut, dhe më tej do të lejojnë shembjen e banesave të tyre.
Aktualisht ata kanë protestuar prej 8 ditësh, ndërsa sot situata u bë kaotike pasi bllokuan të dyja anët e rrugës në Unazën e Re duke lënë në pritje të gjata shoferët, me të cilët pati edhe përplasje.



Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...