Mbi 23 kg heroinë, me origjinë nga Turqia, është kapur në Doganën e Selanikut, ku janë arrestuar dy persona. Mediet fqinje raportojnë se kanë rënë në pranga një shtetas turk, 50 vjeç, dhe një shqiptar, 43 vjeç, të cilët dyshohet se janë anëtarë të bande ndërkombëtare të trafikut të heroinës.
Operacioni për arrestimin e tyre është kryer në autostradën Selanik-Athinë. 50-vjeçari ka transportuar me kamion ngarkesën ilegale, të cilën e ka importuar përmes Doganave të Kopshteve, në Evros.
Në parkun e makinave, afër daljes në Veria, turku është takuar me shqiptarin, i cili ka marrë dy çanta shpine që përmbanin gjithsej 23 pako heroinë, me peshë totale 23 kg dhe 126 gram.
Lëvizjet e tyre janë monitoruar nga policia, e cila ka ndërhyrë, duke ndaluar makinën e drejtuar nga shqiptari, të ngarkuar me drogë, ndërsa në të njëjtën kohë është arrestuar edhe i bashkëpunëtori i tij 50-vjeçar.
Sipas llogaritjeve, pas papastërtive heroina do të katërfishohej, duke kapur një vlerë prej 90 milionë eurosh, nëse shitej në treg.
Trepça mposht edhe Prishtinën
Vuçiq: Serbia nuk do të dërgojë forca ushtarake në Kosovë, d...
Humb jetën një punëtor në Prizren, e zë pakoja me qeramika
Reali rimerr vendin e parë në La Liga
Tottenham mposht Liverpoolin
Zjarri me 114 viktima në Irak, flet çifti: Jemi të mpirë, s’...