Goditen 2 raste të paligjshmërisë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në Muriqan.
Dy persona janë vënë në pranga ndërsa janë sekuestruar 4.2 kilogramë kanabis.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit në dalje të pikës kufitare në Muriqan, në automjetin me të cilin po lëviznin A. Sh., 42 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, u gjetën të fshehura 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 4.2 kg.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dy shtetasit e sipërpërmendur lëndën narkotike dyshohet se e kishin blerë në Gjermani.
“Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare
Gjatë 12 orëve të fundit janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë.
Sekuestrohen rreth 4.2 kg kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 38 000 euro, procedohet penalisht një 49-vjeçar që i posedonte dhe nuk i deklaroi në kufi.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Muriqan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, janë evidentuar dhe goditur 2 raste.
1.Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin polak Ë. C., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, në hyrje, iu gjetën 30 000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar konform ligjit, ndërsa në çantën e dorës iu gjetën edhe 8 000 euro.
2.Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Sh., 42 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dalje, në automjetin me të cilin po lëviznin, shërbimet e PKK Muriqan gjetën të fshehura 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 4.2 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dy shtetasit lëndën narkotike dyshohet se e kishin blerë në Gjermani.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...
Spitali i Gjakovës mohon lidhjen me grevën e punëtorëve tekn...
Rrëzohen ankesat, konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit ...
Izraeli sulm ajror ndaj Iranit, vritet shefi i sigurisë Ali ...
Trump paralajmëron shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të t...
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...