Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po zhvillohen në segmentin e aksit rrugore, Ura e Cerenecit-Peshkopi.
Gjatë inskeptimit, Balluku u shpreh se në Dhjetor të këtij viti, pritet të përfundojë tërësisht Rruga e Arbrit.
Balluku shtoi se kjo Tiranë-Peshkopi do të përshkohet për 1 orë e gjysmë.
“Gjithë këto punë të mira po bëhet. Me ç’duket, dhjetori 2024 do jetë edhe përfundimi tërësor i Rrugës së Arbrit, duke mbyllur tunelin e Murrizit, me një shpresë shumë të madhe, jemi drejt përfundimit të armatimit të të gjithë tunelit. Janë 400 metrat e fundit. Ne do të jemi gati edhe me këtë vepër. Me përfundimin e kësaj rruge, zgjidhet njëherë një ngërç që kishte të bënte me aksesin. Do kemi mundësi të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë në 1 orë e gjysmë”, theksoi ajo.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...