Deputeti i zgjedhur nga Partia Demokratike Ervin Salianji ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama mbi situatën në Afganistan, i cili u shpreh se shkatërrohet kur sheh njerëz të braktisur.
Në një postim në Facebook, Salianji u shpreh se Rama ka paturpësinë të flasë për vlera, kur vetë është modeli i antivlerave dhe i korrupsionit. Salianji u shpreh se ai është shkaktari i shkatërrimit të bashkëjetesës demokratike, të varfërimit të popullsisë dhe të largimit të tyre nga vendi.
Dy dite me pare Rama në një intervistë për britaniken The Guardian u shpreh se ai vetë sygjeroi që Shqipëria të strehojë afganët pas pushtimit të vendit të tyre nga talebanët. Rama u shpreh se shkatërrohet sa herë që sheh njerëz të braktisur.
Postimi i plotë:
Ka paturpësinë dhe guximin të dërdëllisë për vlera, modeli i antivlerave, i plaçkitjes së shqiptarëve e korrupsionit kapilar, kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, shkatërrimit të bashkëjetesës demokratike, zgjedhjeve të lira, njeriu që përzuri 500 mijë shqiptarë dhe varfëroi miliona të tjerë.
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...