Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë një deklaratë që duket se është e fundit përpara ekzekutimit të vendimit të gjykatës, që do ta çojë atë në burg.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji falenderon mbështetësit që i kanë qëndruar afër dhe nënvizon se beteja e tyre për një Shqipëri më të mirë do të vijojë.
Deputeti i PD e cilëson vendimin për burgosjen e tij si një vendim politik, që u mor për shkak të denoncimeve që ai i bëri pushtetit të kryeministrit.
Por sipas tij, përndjekja nuk do të mund ta mbyllë dot gojën as atij, as opozitës, për të denoncuar lidhjet e politikës me krimin, por dhe aferat korruptive të qeverisë.
Deklarata e Ervin Salianjit:
Të dashur miq! Jam mirënjohës pa fund për mbështetjen tuaj, për solidaritetin me praninë, telefonatat dhe mesazhet. Ky është një moment i vështirë për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilët kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të vështira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.
Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Është një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në përpjekjen tonë të madhe për një Shqipëri më të mirë. Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar dhe për të çuar deri në fund përndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit qenka faj. Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rendin, heshtjen dhe mbylljen e gojës.
Dhe për këtë, garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshëm, qytetarët e lirë që më keni mbështetur në gjithë këto vite. E vërteta do na bëjë më të mirë. Dhe e vërteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit dhe i bandave. Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij; sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetin.
E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qëndrojë gjithnjë në këto themele të kalbura. Të dashur miq! Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt dhe do punojmë me zemër e përkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënë rrugën vendit. Dhe do ja dalim. Falenderime./euronews
Komuna e Malishevës bëhet me 5 mjete për pastrimin e rrugëve
Mirlind Daku shënon gol në fitoren e Rubin Kazanit
Pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve shfaqen te Ura e Ib...
Prishtina e Re reagon pas humbjes nga Flamurtari: U dëmtuam ...
Mbyllet para kohe thirrja publike për aplikim për subvencion...
Shqipëria me ambasadë në Ukrainë, Ernal Filo ambasadori i pa...