Ish- presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar Kosovën për votimin pro tri projektligjeve të FSK-së që i hapin rrugën krijimit të ushtrisë. Berisha këtë ditë e ka konsideruar të veçantë për Kosovës.
Sipas Berishës votimi i këtyre projektligjeve është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe integrimin e Kosovës në NATO.
Ky është postimi i plotë i ti:
Nje vote per t’u pershendetur!
Te dashur miq, sot eshte nje dite e veçante per Kosoven dhe qytetaret e saj.
Sot forcat politike parlamentare te Kosoves, te mazhorances dhe opozites votuan ne nje akt historik, me nje mazhorance kushtetuese, tre ligje per reformimin e Forces se Sigurise se Kosoves, shnderrimin e saj ne ushtri te Kosoves dmth ne nje force me detyre mbrojtjen e territorit te republikes se Kosoves.
Duke pershendetur votimin e ketyre tre ligjeve te krijimit te ushtrise se republikes se Kosoves, shpreh bindjen se ky eshte nje hap shume i rendesishem per bashkepunimin dhe integrimin e Kosoves me NATOn. Sb
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK