Ish kryeministri Sali Berisha ka hequr një vijë paralele mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ish kryeministrit Nikola Gruesvki, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas arratisjes së tij nga Maqedonia përmes tokës shqiptare.
I ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, Berisha u shpreh se ashtu si Gruesvski edhe Rama ka blerë të njëjtën makinë me të njëjtin çmim të ish kryeministrit maqedonas, vendim i cili i kushtoi dy vite burg Gruesvskit tashmë të arratisur nga drejtësia.
Mos vallë Berisha po paralajmëron fundin e kryeministrit Rama?
Berisha: Pse po dënohet Gruevski, e di? Se ka importuar Benz të blinduar, si Rama për veten e tij. Rama kur u bë kryeministër, kishte makinë, jo perfekte por ishte. Më vonë, bleu një për vete. Si Gruevski. Mori makinën e parkut të delegacioneve. Bleu tjetër, para 1 viti e gjysëm me çmimin e Gruevskit. Identik me të njëjtin çmim e bleu Rama. I ka bërë nder për shkak të krimit të përbashkët me Gruevskin? Për këtë duhet të pyesim Edi Ramën.
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...