Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës në Shqipëri, Belinda Balluku, është shprehur se çmimi i një kalimi për autoveturat në tunelin e Llogorasë është 250 lekë me TVSH.
Komentet Balluku i bëri teksa merrte pjesë në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, ku foli për një sërë projektesh të qeverisë, që sipas saj, e bëjnë vendin tonë një kantier ndërtimi.
Ajo tha gjithashtu se kategoritë më të mëdha si autobusët, trajlerët do të kenë çmime të posaçme, sipas studimit të fizibilitetit, shkruan A2 CNN.
“Përmes një analize të gjerë, të thellë të kostove operacionale, çmimi i një kalimi për autoveturat në tunelin e Llogorasë është 250 lekë me TVSH, as dhjetë euro, as pesë euro, as pesëdhjetë euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. Kategoritë më të mëdha si autobusët, trajlerët do të kenë çmime të posaçme, sipas studimit të fizibilitetit”, tha mes të tjerash Balluku.
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri