Me 11 vota pro, një kundër dhe tre abstenime, rezoluta e paraqitur në Këshillin e Sigurimit 15 anëtarësh të OKB-së nga Shqipëria dhe SHBA-ja, u rrëzua.
Ashtu siç pritej, vetoja ruse e bllokoi nismën e Shqipërisë dhe Amerikës që dënonte sulmin në Ukrainë duke e cilësuar një “agresion ndaj Kartës së OKB-së dhe paqes botërore”.
Tre shtetet që abstenuan ishin Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Dokumenti i nënshkruar nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha dhe homologia e tij amerikane Linda Thomas-Greenfield, kishte për qëllim kryesor dënimin e sulmit, frenimin e tij por përmbante edhe një pikë për ndihma humanitare për Kievin.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi të premten mbi projekt-rezolutën që kërkonte tërheqjen e trupave ruse, edhe pse ishte parashikuar që masa të mos miratohej për shkak të vetos së Moskës.
Nisma mbështetej tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon “veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore” për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Një votim për një dokument të ngjashëm pritet të pasojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku rezolutat nuk janë detyruese dhe ku 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtën e vetos.
Sipas Projekt-rezolutës, Këshilli i Sigurimit dënoi “me termat më të ashpra agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës në kundërshtim me nenin 2, paragrafin 4 të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, sipas së cilit asnjë nga shtetet anëtare nuk duhet të sulmojë vendet e tjera. /tch/
Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...
Kryetari i Prizrenit: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion...