Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë pas ngritjes së shqetësimit publik në lidhje me mungesën e energjisë elektrike në shkollën Orosh të Mirditës, gjatë një takimi që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pati me disa qytetarë në Lezhë, ka bërë verifikimet në terren duke konstatuar të drejtë problematikën e ngritur.
Nisur nga ky shqetësim konkret, gjatë një takimi publik të zhvilluar në Lezhë, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla, ka nisur sot procedimin disiplinor me motivacionin “Mospërmbushja e detyrave, mosmarrja e masave për situatën e krijuar nga mungesa e energjisë elektrike për një periudhë të gjatë në shkollën Orosh, që ka cenuar mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ndaj Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës dhe Drejtorit të Zyrës Arsimore të Mirditës.
Ndërkohë në komunikim zyrtar me OSHEE, MASR garanton se shumë shpejt situata në shkollën e Oroshit do të marrë zgjidhje.

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...