Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar pas procesit të votimit për 61 bashkitë e vendit. Ajo thekson se vendi sot është pa një të djathtë, referuar braktisjes së zgjedhjeve nga Partia Demokratike, ndërsa kryeministrin Edi Rama e konsideron autokrat.
“Ndonjëherë duhet të dështosh tërësisht në diçka në mënyrë që të marrësh drejtimin e duhur. Mungesa e demokracisë brenda partive ka shkatërruar vijat ideologjike, duke e lënë vendin pa një të djathtë dhe me një autokrat”, shkruan deputetja.
Deputetja Hajdari thotë se e djathta është në një moment vendimtar dhe se ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme.
“Çfarë do ndodhë nga sot e në vazhdim do jetë vendimtare për të djathtën. Ringritja e së djathtës klasike është e domosdoshme dhe teoria e ardhjes në pushtet me forcë duhet të marrë fund”, shprehet Hajdari.
Rudina Hajdari hyri në Kuvend në vitin 2017-të si pjesë e listës së Partisë Demokratike, por kur kjo parti vendosi të digjte mandatet, ajo nuk iu bashkua vendimit, duke qëndruar në Kuvend.
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...