Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka kujtuar Hotin si një nga zërat më të rëndësishëm të mendimit politik shqiptar, i cili kërkesën për Republikën e Kosovës e artikuloi me dije, guxim dhe bindje të palëkundur. Për shkak të veprimtarisë së tij, ai ishte arrestuar disa herë nga regjimi jugosllav dhe serb.
Tutje, ajo ka thënë se më 16 maj 1999, pas daljes nga burgu i Dubravës, Ukshin Hoti u zhduk nga aparati shtetëror serb, ndërsa fati i tij mbetet ende i pandriçuar.
“Përderisa fati i Ukshin Hotit mbetet i pandriçuar, drejtësia për të zhdukurit me forcë mbetet e paplotë. E vërteta për të është detyrim ndaj familjes, ndaj historisë dhe ndaj Republikës që ai e mendoi para se ajo të bëhej shtet”, ka shkruar ajo në Facebook.
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores